Biznes

Xiaomi arin një tjetër rekord në shitjen e telefonëve inteligjent

Oct 1 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi arin një tjetër rekord në shitjen e telefonëve inteligjent

gsmarena_001Kompania teknologjike Xiaomi ka arritur të shesë 60,000 telefonë inteligjent Redmi 1S brenda vetëm 13.9 sekondave, gjatë ditës së djeshme. Kjo është hera e pestë që kjo kompani vendos rekorde të tilla për shitje masive, megjithatë shitja e 60,000 njësive në 13.9 sekonda theu të gjithë rekordet e mëparshme.

Kompania Xiaomi premton se diçka speciale do të prezantohet javën që vjen. Shitjet e kësaj pajisje misterioze është sqaruar nga përfaqësues të kompanisë do të fillojnë një javë pas prezantimit me datë 14 tetor.

Deri tani kompania ka arritur të shesë në total 240,000 njësi të telefonit inteligjent Redmi S1. Xiaomi ka hapur një faqe regjistrimi për shitjet e ardhshme të njësive, në mënyrë që çdo person që regjistrohet të pajiset me produktet e kompanisë sipas kërkesave të tyre. Në këtë faqe do t`ju duhet që të regjistroheni sa herë që një produkt i ri hidhet në treg nga kompania. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>