Lajmet

Xiaomi dërgon të dhënat private të përdoruesve drejt një serveri privat kinez

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi dërgon të dhënat private të përdoruesve drejt një serveri privat kinez

gsmarena_001Disa përdorues të smartfonëve, gjithmonë kanë hedhur dyshime mbi çmimet e lira të telefonëve inteligjent të kompanisë kineze Xiaomi. Pajisjet e kësaj kompanie janë shumë cilësore për nga ana e parametrave, por njëkohësisht çmimi i tyre është mjaft i lirë. Çfarë sekreti mund të fsheh kompania?

Është konstatuar se pajisja Xiaomi RedMi Note dërgon informacione private të përdoruesve në një server privat kinez. Këto informacione përfshijnë fotot e përdoruesit si dhe mesazhet tekst të cilat transferoheshin drejt Kinës.

Telefoni lidhet automatikisht me një adresë IP, sa herë bie në kontakt me rrjetin e internetit dhe dërgon të dhëna fshehtas. Dërgimi i informacioneve nga ana e RedMi Note nuk mund të ndalohet thjeshtë, pasi pajisja vazhdon transmetimin edhe në rast formatimi të telefonit. (PCWorld Albanian)

xiau

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>