Biznes

Xiaomi dhe WeChat në Kinë, bashkëpunojnë për t’u zgjeruar më tej në treg

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Xiaomi dhe WeChat në Kinë, bashkëpunojnë për t’u zgjeruar më tej në treg

Dy ndërmarrje të popullarizuara kineze kanë lajmëruar që kanë bashkëpunuar për të rritur prodhimin e smartfonëve Xiaomi dhe shërbimin për dërgim të porosive WeChat, që, me mbi 270 milionë përdorues aktivë në botë, është në vendin e dytë, pas WhatsApp.

Xiaomi do të shes 150,000 njësi të pajisjes së vet më të fundit, Mi-3, në WeChat, lajmëroi në llogarinë e vet zyrtare në Sina Weibo.

Përdoruesit në Kinë kanë bërë tashmë rezervimet e tyre, por pajisjet do të dalin në shitje vetëm më 28 nëntor, në ora 12:00 pasdite sipas kohës përkatëse lokale.

Duke e marrë parasysh popullaritetin e Xiaomi dhe WeChat, procesi i shitjes me sihuri do të kërkojë vëmendje, pasi pritet që pajisjet do të shiten shumë shpejt.

I tërë procesi, nga rezervimi e deri tek blerja e tyre, do të zhvillohet tërësisht brenda shërbimit të porosive.

Duke e ditur që pajisjet e Xiaomi janë shitur me shpejtësi të dritës, është me siguri një kohë emirë për të testuar nëse sistemi për pagesë i WeChat, që është futur në muajin gusht në një përpjekje për të përfituar nga shërbimi, mund të përballojë transaksione shumë të shpejta, që do të shtonin kredibilitetin ndaj ambicies së WeChat për t’u bërë edhe një platformë me pagesë. (PCWorld Albanian)

xiaomi-logo1

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>