Harduer

Xiaomi do të fillojë shitjet e rripit inteligjent Mi Band këtë muaj

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi do të fillojë shitjet e rripit inteligjent Mi Band këtë muaj

gsmarena_001 (2)Mi Band do të shitet për një çmim të ulët prej 13 dollarësh. Ky çmim e bën Mi Band një ndër pajisjet inteligjente monitoruese më të lira në treg. Rripi Mi Band në pamje të parë mund të nënvlerësohet nga çmimi që ka, por përkundrazi ka një sërë funksionesh.

Ndër funksionet kryesore të tij mund të përmendim: Mi Band përmban sensorë, të cilët kanë si funksion bazë monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe mbarëvajtjes së funksioneve trupore gjatë një aktiviteti fizik.

Rripi inteligjent ka marrë certifikimin IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit dhe bateria e tij mund të zgjasë për 30 ditë. Mi Band gjithashtu mund të ndihmojë edhe me zgjimin nga gjumi nëpërmjet dridhjes në momentin që bie alarmi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>