Harduer

Xiaomi do të ndërtojë smartfonin më të lirë që mbështet rrjetin 4G

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi do të ndërtojë smartfonin më të lirë që mbështet rrjetin 4G

xiaomi_banner_reutersKompania Xiaomi po punon për krijimin e një smartfoni tepër të përballueshëm i cili pritet të kushtojë vetëm 399 CNY ose 65 dollarë. Ky produkt i ardhshëm, i paemëruar akoma thuhet se do të mbështesë LTE, do të ketë një ekran HD dhe 1GB RAM.

Sipas GizChina, firma kineze Xiaomi që shpeshherë është quajtur dhe “Apple i Kinës”, ka investuar në ndërtimin e një çipi Leadcore i cili pretendohet të përdoret në smartfonin e ardhshëm. Leadcore do të ketë mbështetje për 4G LTE, 3G, GSM/EDGE, WCDMA, LTE FDD, dhe TD-LTE. Deri më tani informacioni për telefonin ekonomik të Xiaomi është tepër i limituar. Raportet zbulojnë se kjo kompani gjithashtu është duke punuar për pasardhësin e Redmi Note, Redmi Note 2 i cili thuhet se do të ketë një kamera 8 megapixel.

Qarkullojnë disa fjalë që Xiaomi do përpiqet të hyjë në tregun e kamerave me anë të një produkti të ri. Ka të ngjarë që kjo pajisje të jetë e ngjashme me kamerën GoPro dhe Re Cameran e HTC. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>