Biznes

Xiaomi është “mbreti” i ri i smartfonëve në Kinë

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi është “mbreti” i ri i smartfonëve në Kinë

xiaomi-logo-790x419Kompania Xiaomi, ka rrëzuar nga froni Samsung-un në Kinë. Perfomanca është treguesi se Xiaomi ka evoluar nga një lojtar i thjeshtë tregu në një forcë të madhe në tregun vendas. Kompania e themeluar katër vjet më parë nga Lei Jun, arriti të ketë 14% të tregut që në tremujorin e dytë. Kjo përkthehet në 15 milionë smartfonë. “Kjo është një arritje fenomenale për Xiaomi-n”, tha analisti Jingwen Wang , i cili vlerësoi marketingun dhe linjën e produktit të kompanisë Xiaomi.

Për sa i përket konkurrentëve Samsung, Lenovo, Yulong dhe Huawei të gjithë së bashku zënë pak më shumë se 10% të tregut, veçanërisht Samsung pritet të tërhiqet në tremujorin e tretë. Kompania Xiaomi është relativisht ende e panjohur jashtë Kinës. Vitin e fundit firma kërkoi të punësonte një nga drejtuesit e Google, Hugo Barra, që ta ndihmonte të përmbushte ambiciet e saj për të mbizotëruar dhe në tregun global. Indonezia, Meksika, Rusia, Tailanda dhe Turqia janë përmendur si tregje të shenjestruara.

Kompania private është e njohur për fansat e saj të “çmendur” dhe strategjitë efektive të marketingut. Lei u shpreh për CNN se modeli i tyre i biznesit i ngjasonte Amazon, produktet shiten online dhe norma e fitimit bruto është shumë e ulët. “Çmimi ynë është sa 1/3 e çmimit të Apple” pohoi ai, “Ne i marrim fitimet tona përmes shërbimeve dhe përmbajtjes”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>