Biznes

Xiaomi ka shitur 150 mijë smartfonë për 10 minuta duke përdorur një aplikacion chati

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Xiaomi ka shitur 150 mijë smartfonë për 10 minuta duke përdorur një aplikacion chati

xiaomi-logo1Prodhuesi kinez i smartfonëve Xiaomi ka shitur 150,000 njësi të pajisjes së vet më të fundit, Mi-3, për më pak se 10 minuta, duke përdorur vetëm një aplikacion për chat: WeChat të Tencent.

Ndërmarrja lajmëroi që Mi-3 u shit i tëri në 9 minuta e 55 sekonda në WeChat, përgjatë llogarisë së vet zyrtare në Sina Weibo.

Ky bashkëpunim mes Xiaomi dhe WeChat dëshmon që WeChat ka më tepër mundësi të jetë një platformë komerciale elektronike: i tërë procesi, nga rezervimi i pajisjes deri te blerja e saj, ndodhën brenda aplikacionit për dërgim të porosive.

Sa i përket tremujorit të tretë të këtij viti, WeChat ka 272 milionë përdorues aktivë mujorë. Muajin e kaluar, Xiaomi zbuloi pajisjen e vet më të fundit, Mi-3. 100 mijë telefonët e parë Mi-3 u shitën në 86 sekonda. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>