Biznes

Xiaomi ka shitur 23.16 milion telefonë në tre mujorin e dytë të 2017-ës

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Themeluesi dhe CEO i kompanisë Lei Jun tha se objektivi i radhës së kompanisë ishte shitja e 100 milion telefonëve në 2017-ën. Xiaomi ka shitur 23.16 milion telefonë në tre mujorin e dytë të 2017-ës

Pas një 2016-te të vështirë përgjatë së cilës Xiaomi vendosi të mos publikonte të dhëna rreth shitjeve, kompania tha ditën e sotme se ka shitur 23.16 milion telefonë në tre mujorin e dytë të 2017-ës.

Si rezultat Xiaomi pati një rritje me 70% krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti duke vendosur njëherazi rekord për kompaninë.

Ky ndryshim drastik erdhi pak javë pas largimit të Hugo Barra, ish ekzekutiv i Google i cili u ngarkua nga Xiaomi me detyrën për të ndërtuar një imazh ndërkombëtar të kompanisë.

Largimi i tij u shoqërua nga spekulime të shumta, ndërsa ai vetë citonte problemet shëndetësore. Gjatë një 2016 të mjerë për Xiaomi, Huawei mori drejtimin e tregu Kinez ndjekur afër nga rivalët e rinj Oppo dhe Vivo.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë Lei Jun tha se objektivi i radhës së kompanisë ishte shitja e 100 milion telefonëve në 2017-ën.

Ky është një objektiv mjaft ambicioz duke qenë se Apple, prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve, shiti 211.88 milion telefonë përgjatë 2016-ës. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>