Biznes

Xiaomi ka shitur 26.1 milionë smartfonë në gjysmën e pare të 2014-ës

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi ka shitur 26.1 milionë smartfonë në gjysmën e pare të 2014-ës

xiaomi-9-786x305Prodhuesi i njohur kinez i smartfonëve, Xiaomi, ka njoftuar se ka shitur 26.1 milionë smartfonë në gjysmën e parë të këtij viti. Përveç rritjes së shitjeve me 271 %, Xiaomi e ka kaluar numrin e shitjeve të gjithë smartfonëve në vitin 2013.

Xiaomi ka shitur 18.7 milion smartfonë në 2013-ën që i bie të jetë 160 % më shumë sesa një vit më parë, pra në 2012. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2014, shefi ekzekutiv i kompanisë Xiaomi, Lei Jun zbuloi se kompania ka pasur të ardhura prej 33 miliardë Yen (5.3 miliardë dollarë), e cila është 149 % më shumë sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo nuk tregon fitimin e kompanisë, por është një tregues i qartë i suksesit të saj.

Xiaomi tashmë ka bërë dërgesa smartfonësh prej 11 milionë vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti dhe Lei tha se kompania pret të dërgojë 40 milion smartfonë në vitin 2014, por ekzistojnë mundësi që të shkojë në 60 milion njësi. Lei tha se vitin e ardhshëm Xiaomi pritet të shesë 100 milion smartfonë.

Xiaomi ka bërë emër me shitjen e smartfonëve të parametrave të lartë me çmime të ulëta krahasuar me prodhuesit tjerë të telefonëve Android si Samsung dhe HTC. Për shembull në Singapor një telefon buxhetor si Xiaomi Redmi kushton 134 dollarë me një proçesor Octa Core, 2 GB RAM, kamerë 13 Megapixel dhe konektivitet HSPA+, Wi-Fi, Bluetooth. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>