Biznes

Xiaomi kërkon rikthimin në 2017, pritet të shesë 14.47 miliard dollar telefonë

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Prodhuesi i njohur Kinez i telefonëve inteligjent pritet të shesë mbi 14.47 miliard dollar tha ditën e Enjte shefi ekzekutiv Lei Jun. Xiaomi kërkon rikthimin në 2017, pritet të shesë 14.47 miliard dollar telefonë Photo Source: Reuters

Kjo ambicje vjen pas një vit të dështuar për firmën e cila e pa vehten të humbiste pozicione në listën e prodhuesve më të mëdhenj në botë.

Gjatë një takimi vjetor në Beijing Lei tha se më e keqja tashmë ka mbaruar. Startupi 7 vjeçar ishte ndër më të vlerësuarit në botë përpara se të binte nga lista e 5 prodhuesve më të mëdhenj në botë në 2016 një vit pasi kishte arritur vendin e dytë në 2015.

Ishte konkurrenca e rritur e Huawei, Oppo dhe Vivo që ndikun në rënien e Xiaomi. Për tu kundërpërgjigjur Xiaomi tha se kishte bërë rivlerësime në disa sektor të biznesit.

Për 2017 Xiaomi do të hapë mëse 200 dyqane Mi Home për ta çuar në 1,000 brenda tre viteve në tregun kinez. Aktualisht Xiaomi ka vetëm 54 dyqane.

Në mesin e strategjive për 2017-tën do të jenë inteligjenca artificiale dhe financa e internetit. Xiaomi është aksioneri i dytë më i madh në bankën Sichuan XW. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>