Harduer

Xiaomi lançon Mi Note Pro për të “luftuar” kundër iPhone 6 Plus

Jan 16 2015
0 Shpërndarje
Xiaomi lançon Mi Note Pro për të “luftuar” kundër iPhone 6 Plus

mi-noteXiaomi, kompania kineze që u konsiderua si startupi më me vlerë në botë, i ka prezantuar publikut smartfonët e saj më të fundit në Bejing dhe ngjashmëritë me iPhone 6 Plus të Apple janë mëse të dukshme. Këto pajisje quhen Mi Note Phablet dhe Mi Note Pro dhe të dyja duken se janë përgjigjet e Xiaomi për iPhone 6 Plus të Apple. Në fakt Xiaomi u shpreh krenare dhe e pranoi hapur këtë gjë pasi dhe zyrtarët e kompanisë që prezantuan produkte të reja përmendën shumë referenca dhe krahasimeve midis Mi Note Pro dhe iPhone 6 Plus.

CEO, Lei Jun deklaroi se pajisja e Xiaomi ishte më e lehtë dhe më e hollë së iPhone 6 Plus, pavarësisht faktit se ka një ekran më të madh. Dhe kur vjen puna tek kamera, Xiaomi ka shtuar stabilizim optik të imazheve në kamerën e përparme 13 megapiksel. Mi Note ka një ekran 5.7 inç, procesor Snapdragon 801 2.5GHz dhe 3 GB RAM. Versioni 16GB kushton rreth 370 $, ndërsa ai 64GB 450 $. Ndërkohë që Mi Note Pro vjen më fuqishëm me një procesor Snapdragon 810 8core 64 bit, 4GB RAM, dhe 64GB memorie për një çmim prej 535$. Ai është 6.95mm dhe peshon 161 gram. Xiaomi shton se mbështetja LTE-CAT do ti japë përdoruesve shpejtësi shkarkimi deri në 450Mbps. Mi Note Pro është cilësuar dhe si telefoni më i shtrenjtë i shitur nga Xiaomi, duke qenë se kjo kompani njihet më shumë për produkte me çmime mesatare. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>