Harduer

Xiaomi Mi 4i është smartfoni që kombinon një harduer fantastik me një çmim të frikshëm

Apr 24 2015
0 Shpërndarje
Xiaomi Mi 4i është smartfoni që kombinon një harduer fantastik me një çmim të frikshëm

xiaomimi4i-100581034-largeProdhuesi kinez i smartfonëve tashmë i mirënjohur ka prezantuar modelin e ri Mi 4i cili synon të ndjekë hapat e suksesit të paraardhësve të tij. Xiaomi për disa arsye që akoma nuk i dimë nuk ka planifikuar të hyjë zyrtarisht në tregjet europiane megjithatë kjo kompani e ka bërë një hap drejt ekspansionit global me hyrjen në tregun indian.

Smartfoni Mi 4i, produkti i radhës i kompanisë, është një telefon i parametrave mesatarë me një kosto super të ulët për vetëm 205 dollar. Ndër të tjera zotëron një ekran 5 inç me rezolucion 1080×1920 piksel dhe fuqizohet nga një proçesor 64bit tetë bërthamësh Snapdragon 615 i cili ofron mbështetje edhe për LTE.

Strategjia e Xiaomi është unike. Mënyra sesi po e diferencon vetvehten si prodhues karshi të tjerëve duke shitur telefonët të parametrave cilësorë me çmime tejet të ulëta ka rezultuar mjaft e suksesshme deri në atë masë sa të tremb edhe Samsung.

Mi 4i ka ka nga një bateri 3120 mAh, është 7.8 mm i hollë dhe peshon 130 gram. Gjithashtu ofron një kamër të pasme 13 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel me kënd të gjërë. Për nga memorja, smartfoni ka 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Çmime të tilla për një smartfon të këtyre parametrave realisht duhet të trembin prodhuesit si Motorola që po ndjekin të njëjtën strategji. Produktet e Xiaomi shpeshherë kanë rezultuar të jenë ndërtuar nga material premium që nuk gjenden as në smartfonët e një niveli të lartë. Dhe për më tepër, përdoruesit e adhurojnë mënyrën sesi Xiaomi kopjon Apple në dizenjimin e smartfonëve të saj. Dikush nuk mund të blejë një iPhone por mund të blejë një smartfon që ngjason si një iPhone dhe Xiaomi ka përgjigjet e duhura. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>