Harduer

Xiaomi Mi Mix 3 i cili mbërrin në Tetor do të jetë telefoni i parë në botë me 5G

Sep 4 2018
0 Shpërndarje
Sipas Sung shpejtësitë e 5G-së së këtij telefoni janë deri në 10 herë më të larta sesa 4G-ja. Xiaomi Mi Mix 3 i cili mbërrin në Tetor do të jetë telefoni i parë në botë me 5G

Javën e kaluar Xiaomi publikoi një foto të flagshipit të ardhshëm Mi Mix 3 duke zbuluar edhe mekanizmin me shinë të trendit të fundit “notch.”

Tashmë drejtori i menaxhimit të produktit pranë kompanisë konfirmoi një tjetër veçori intriguese: 5G-në.

Telefoni do të lançohet në Tetor, kohë përpara lançimit të ndonjë rrjeti 5G por Donovan Sung tha se Xiaomi nuk mund të presë deri në debutimin e tyre vitin e ardhshëm.

Sipas Sung shpejtësitë e 5G-së së këtij telefoni janë deri në 10 herë më të larta sesa 4G-ja.

Mi Mix 3 do të jetë ndër telefonët e parë me 5G. Atë do ta pasojë Moto Z3 ndërsa Huawei dhe LG gjithashtu kanë konfirmuar telefonë 5G vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>