Biznes

Xiaomi në bursën e Hong Kongut, kompania mund të vlerësohet me 100 miliardë dollarë

May 4 2018
0 Shpërndarje
Përveç Kinës, Xiaomi është një lojtar madhor edhe në Indi. Vitin e kaluar hyri në tregun e Spanjës ndërsa shpresat nuk janë shuar edhe për ekspansionin në SHBA. Xiaomi në bursën e Hong Kongut, kompania mund të vlerësohet me 100 miliardë dollarë

Prodhuesi Kinez i telefonëve Xiaomi aplikoi për hyrjen në bursën e Hong Kongut dhe shpreson të ngrijë 10 miliardë dollarë nga kjo lëvizje.

Kjo do të ishte IPO-ja më e madhe në 2018-ën dhe më e madhja që nga IPO-ja e Alibaba në 2014-ën ku ngriti 25 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar Xiaomi u rikthye në pozita të qëndrueshme pasi u përball me vështirësi financiare si rezultat i rritjes së shpejtë.

Përveç Kinës, Xiaomi është një lojtar madhor edhe në Indi. Vitin e kaluar hyri në tregun e Spanjës ndërsa shpresat nuk janë shuar edhe për ekspansionin në SHBA.

Edhe kompania nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me investimin që pritet të ngrijë, analistët presin që Xiaomi të vlerësohet me 100 miliardë dollarë.

Dalja në bursë e Hong Kongut është lajm i mirë edhe për rajonin. Në 2017-ën kompania shiti 18 miliardë dollarë produkte, një rritje me 68% krahasuar me 2016-ën.

Përveç telefonëve, Xiaomi ka zhvilluar edhe produkte të tjera që nga pajisjet e internetit të gjërave, tek elektroshtëpiaket inteligjente e madje pastrues ajri. /CIO Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>