Biznes

Xiaomi përgatitet për të hyrë në Francë dhe Itali më 22 dhe 24 Maj

May 7 2018
0 Shpërndarje
Ky debutim do të shoqërohet nga hapja e një dyqani lokal online si dhe nga partneritete të reja me distributorë lokalë online dhe offline. Xiaomi përgatitet për të hyrë në Francë dhe Itali më 22 dhe 24 Maj

Menjëherë pas aplikimit për hyrjen në bursën e Hong Kongut, perandoria e Xiaomi pritet të zgjerohet.

Kompania lajmëroi ditën e sotme se planifikon të hyjë në tregun Francez dhe atë Italian më 22 dhe 24 Maj respektivisht.

Nuk dihet specifikisht se çfarë pajisjesh do të dalin në shitje, por mund të jenë nga telefonë inteligjentë, tek aksesorë telefonikë dhe produkte për shtëpitë inteligjente.

Ky debutim do të shoqërohet nga hapja e një dyqani lokal online si dhe nga partneritete të reja me distributorë lokalë online dhe offline.

Kjo nuk është lëvizja e parë e madhe e Xiaomi në Evropë. Javën e kaluar kompania nënshkroi marrëveshje me CK Hutchison dhe do të fillojë shitjen e telefonëve në tregjet ku ka aktivitet operatori 3.

Hera e parë që telefonët Xiaomi hynë në Evropë ishte Spanja vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>