Lajmet

Xiaomi po investon në startup-e të reja për të hyrë në tregun e shtëpive inteligjente

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Xiaomi po investon në startup-e të reja për të hyrë në tregun e shtëpive inteligjente

Xiaomi_logoKorporata e suksesshme Xiaomi pritet të investojë më shumë në startupe të reja gjatë këtij viti, deklaroi presidenti i kompanisë Bin Lin. Në këtë mënyrë Xiaomi po kërkon të hyjë në biznesin e shtëpive inteligjente. Investimet do të përfshijnë aplikime dhe harduerë. Vetëm në 18 muajt e fundit Xiaomi bleu aksione në 20 startupe të reja.

Kompani lançoi vitin që shkoi produkte si pastruesi i ajrit dhe llamba drite që kontrollohen nga smartfonët. Xiaomi është renditur si prodhuesi i tretë më i madh i smartfonave në botë dhe startupi teknologjik më i vlerësuar.

Shefi ekzekutiv i kompanisë lançoi së fundi smartfonin në përmasa të mëdha që pritet të konkurrojë në treg smartfonat më të fundit të Samsung dhe Apple. Së fundmi Xiaomi ka investuar 296 milion dollar në Internet data center dhe gjithashtu prezantoi investimin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara prej 40 milion dollarësh në korporatën Misfit Wearables. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>