Biznes

Xiaomi poston 2.1 miliardë dollarë fitim

Aug 22 2018
0 Shpërndarje
Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga shitjet e telefonëve inteligjentë të cilët sollën 4.5 miliardë dollarë. Xiaomi poston 2.1 miliardë dollarë fitim

Kompania Kineze Xiaomi postoi fitim prej 2.1 miliardë dollarësh për tre mujorin e parë si një kompani publike.

Firma doli në bursën e Hong Kongut në Korrik duke ngritur 4.7 miliardë dollarë por që atëherë vlera e aksioneve të kompanisë kanë rënë gradualisht.

Sot kompania raportoi rritje të ardhurash me 68% në 6.6 miliardë dollarë. Fitimi pa taksat ishte 2.1 miliardë dollarë por raportoi një humbje operative prej 1.1 miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga shitjet e telefonëve inteligjentë të cilët sollën 4.5 miliardë dollarë.

Përtej telefonëve janë televizorët dhe rripat e fitnesit të cilët përbëjnë 1.5 miliardë dollarë të ardhura.

Shërbimet e internetit gjeneruan 585 milion dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>