Lajmet

Xiaomi premton MIUI 9 për 40 modele telefonësh

Jan 18 2018
0 Shpërndarje
Xiaomi prodhon një mori telefonësh me çmime nën 100 dollarë. Kompania tha sot se 40 prej tyre do të kalojnë në MIUI 9. Xiaomi premton MIUI 9 për 40 modele telefonësh

Përditësimet e softuerit, kush nuk i dëshiron. Ato janë të rëndësishme jo vetëm për veçoritë e reja që sjellin por edhe përditësimet e sigurisë.

Një prej arsyeve për mos blerjen e telefonëve të lirë janë pikërisht përditësimet. Megjithatë jo çdo kompani vepron kështu.

Xiaomi prodhon një mori telefonësh me çmime nën 100 dollarë. Kompania tha sot se 40 prej tyre do të kalojnë në MIUI 9.

Duke qenë se ky version është i modifikuar rëndë, Xiaomi pritet ti marrë kohë deri në implementimin tek të gjitha modelet e përmendura.

MIUI 9 do të bazohet në Android 7.0 Nougat, sistemin operativ 17 mujorë. Në tabelën e paraqitur mëposhtë do të gjeni listën e telefonëve që do të marrin përditësimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>