Harduer

Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj pjesë e programit Android One

Jul 24 2018
0 Shpërndarje
Të dy telefonët vinë me Android One. Model 5.99-inç A2 është opsioni më luksoz dhe ofron procesor Snapdragon 660, 4 ose 6GB RAM dhe 32, 64 ose 128GB memoie të brendshme. Xiaomi prezantoi dy telefonë të rinj pjesë e programit Android One

Xiaomi i dha shtytjen e duhur projektit Android të Google vitin e kaluar kur lançoi për herë të parë një pajisje pjesë të programit, Mi A1.

Tashmë këtij telefoni do ti bashkohen edhe dy të tjerë pasi prodhuesi Kinez prezantoi Mi A2 dhe Mi A2 Lite.

Gjatë një eventi mbajtur në Spanjë, Xiaomi riafirmoi ambiciet globale të kompanisë për të shitur produkte në nivel ndërkombëtar dhe jo më vetëm në Kinë.

Dy telefonët e rinj do të shiten në 40 tregje përfshirë Spanjën, Francën, Italinë dhe 11 vende të tjera Evropiane.

Të dy telefonët vinë me Android One. Modeli 5.99-inç A2 është opsioni më luksoz dhe ofron procesor Snapdragon 660, 4 ose 6GB RAM dhe 32, 64 ose 128GB memorie të brendshme.

Kamera frontale është 20 megapiksel ndërsa e pasmja ka dy sensorë, 20 dhe 16 megapiksel.

Mi A2 Lite është opsion më buxhetor dhe këtë e konfirmon procesor Snapdragon 625, RAM prej 3 ose 4GB dhe memoria prej 32 ose 64GB.

Ai vjen me ekran 5.84-inç dhe kamera 12 dhe 5 megapiksel prapa dhe pesë megapiksel përpara.

A2 fillon nga 249 deri në 279 euro ndërsa A2 Lite nga 179 deri në 229 euro. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>