Harduer

Xiaomi prezantoi tabletin Mi Pad 3 me ekran 7.9 inç dhe bateri 6,600 mAh

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
Mi Pad 3 ka ekran 7 inç me rezolucion 2048x1536 dhe vjen i pajisur me disa veçori interesante për të ndërfaqes, të mbrojtjes së syrit dhe reduktimit të dritës blu. Xiaomi prezantoi tabletin Mi Pad 3 me ekran 7.9 inç dhe bateri 6,600 mAh Photo Source: Xiaomi

Në 2015-ën Xiaomi prezantoi Mi Pad 2. Sot kompania hodhi dritë mbi pasardhësin i cili ka të njëjtin dizajn por me specifika të përmirësuara.

Mi Pad 3 ka ekran 7.9 inç me rezolucion 2048×1536 dhe vjen i pajisur me disa veçori interesante për të ndërfaqes, të mbrojtjes së syrit dhe reduktimit të dritës blu.

Në brendësi gjeni procesor MediaTek MT8176 shoqëruar nga 4GB RAM. Memorja prej 64GB duhet të mjaftojë për aplikacionet, video dhe fotot tuaja dhe për faq të keq nuk mund të zgjerohet me kartat microSD.

Tableti ka trup prej metali në ngjyrë të artë dhe bateri 6,600 mAh. Kamera e pasme prej 13 megapiksel ka një hapje f/2.2 ndërsa ndërfaqja MIUI8 e sistemit operativ bazohet në Android. Si çdo pajisje tjetër e kompanisë, tableti ofron shumë për çmimin që bart. Ai do të kushtojë vetëm 220 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>