Harduer

Xiaomi prezantoi telefonin e ri buxhetor Mi 6X

Apr 27 2018
0 Shpërndarje
Telefoni është 7.3 mm i trashë dhe peshon 166 gram. Ai vjen i disponueshëm në pesë ngjyra: zezë, blu, kuqe, artë dhe pink. Xiaomi prezantoi telefonin e ri buxhetor Mi 6X

Xiaomi prezantoi telefonin më të ri buxhetorë, Mi 6X për Kinën. Xiaomi ka përdorur një ekran 18:9 për Mi 6X i cili është pjesë e Redmi 5 dhe Mi Mix 2S.

Mi 6X ka ekran 2160×1080 piksel LCD, procesor Snapdragon 660, dy kamera të pasme me sensorë kryesor 20-megapiksel, një kamër frontale 20-megapiksel me dritë LED, një sensor të shenjave të gishtërinjve në pejsën e pasme, një USB-C por nuk ka kufje 3.5mm.

Telefoni është 7.3 mm i trashë dhe peshon 166 gram. Ai vjen i disponueshëm në pesë ngjyra: zezë, blu, kuqe, artë dhe pink.

Çmimet fillojnë nga 250 dollarë. Edhe pse për momentin ka debutuar në Kinë, në një të ardhme të afërt mund të shitet edhe në tregjet në zhvillim në Evropë. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>