Harduer

Xiaomi prezantoi tre edicione të flagshipit Mi 8

May 31 2018
0 Shpërndarje
Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 845 dhe kamera 12-megapiksel e dyfishtë mori një rezultat të kënaqshëm nga DxOMark prej 105 pikësh. Xiaomi prezantoi tre edicione të flagshipit Mi 8

Xiaomi prezantoi telefonin e ri flagship, Mi 8 dhe është i pari me një “notch.”

Mi 8 ka ekran 6.21-inç OLED nga Samsung dhe kamër selfie 20-megapiksel. Telefoni ka një kornizë metalike dhe panele prej xhami në pjesën e pasme por edhe frontale.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 845 dhe kamera 12-megapiksel e dyfishtë mori një rezultat të kënaqshëm nga DxOMark prej 105 pikësh.

Xiaomi thotë se telefoni është i pari me GPS me dy frekuenca e cila supozohet të japë të dhëna më të sakta.

Flagshipët Mi të Xiaomi zakonisht janë telefonë tepër të mirë për çmimin që kanë.

Edicioni Mi 8 Explorer ka një skaner të shenjave të gishtërinjve të vendosur në ekran ndërsa kompania pretendon se është i pari me teknologjinë 3D të njohjes së fytyrës.

Dhe një prej detajeve shumë interesante të edicionit Explorer është pjesa e pasme transparente.

I fundit në linjën Mi 8 të Xiaomi është Mi 8 SE i cili është më i lirë por edhe më i ngadaltë. Është telefoni i parë me procesorin e rangut të mesëm Snapdragon 710 dhe ka ekran 5.88-inç.

710 konsumon 30% më pak energji sesa 660 dhe ka 20% më shumë performancë.

Mi 8 kushton 421 dollarë, edicioni Explorer 577 dollarë dhe SE 281 dollarë. Telefoni del në shitje më 5 Qershor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>