Harduer

Xiaomi prezantoi zyrtarisht phabletin Mi Max 3

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Ekrani ka madhësi prej 6.9-inç full HD+ dhe bateri 5,500 mAh. Kjo bateri karikohet në 71% të kapacitetit në vetëm një orë. Xiaomi prezantoi zyrtarisht phabletin Mi Max 3

Pas disa muajsh pritje, Mi Max 3 ka mbërritur. Phableti më i ri i Apple “Kinez” ka një procesor Snapdragon 636, një përmirësim i dukshëm me Snapdragon 625 e Mi Max 2.

Qualcomm thotë se ky procesor ka 40% më shumë performancë se Snapdragon 630 i cili ka debutuar pas Snapdragon 625.

Telefoni do të shitet në dy variante, 4GB dhe 6GB RAM me 64GB dhe 128GB memorie të brendshme respektivisht.

Ekrani ka madhësi prej 6.9-inç full HD+ dhe bateri 5,500 mAh. Kjo bateri karikohet në 71% të kapacitetit në vetëm një orë.

Në epokën e fotografisë Xiaomi ka adoptuar një kamër të dyfishtë të pasme me konfigurim 12+5 Megapiksel me hapje f/1.9.

Kamera selfie ka sensor 8 megapiksel me hapje f/2.0. Telefoni nuk ka teknologji të njohjes së fytyrës.

Në aspektin e konektivitetit telefoni ka Bluetooth 5.0, infrared, USB-C, portë 3.5 mm kufjesh dhe teknologjinë për karikimin e telefonëve të tjerë.

Çmimi i tij fillon nga 252 dollarë prë modelin 4GB/64GB dhe 296 dollarë për modelin 6GB/128GB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>