Harduer

Xiaomi prezanton Mi 6 më 19 Prill

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Detajet janë të pakta për këtë pajisje me përjashtim të disa rezultateve të testimeve të performancës. Raportohet për një ekran 5.1 inç 1080p, procesor Snapdragon 835, grafika Adreno 540 dhe 6GB RAM. Xiaomi prezanton Mi 6 më 19 Prill Photo Source: Xiaomi

Në një njoftim përmes uebsajtit zyrtar, prodhuesi Kinez Xiaomi lajmëroi se javën e ardhshme do të prezantojë telefonin e rangut të lartë i cili me shumë gjasa do të jetë Mi 6.

Detajet janë të pakta për këtë pajisje me përjashtim të disa rezultateve të testimeve të performancës. Raportohet për një ekran 5.1 inç 1080p, procesor Snapdragon 835, grafika Adreno 540 dhe 6GB RAM.

Këtyre komponentëve do tu bashkohet një memorje prej 64GB dhe opsionin e hapër për 128 si dhe dy kamera, 12 megapiksel e pasme dhe 8 megapiksel frontale.

Që nga largimi ng Huga Barra nga Xiaomi, industria ka ngritur pyetje të vazhdueshme për ekspansionin në perëndim. Me Mi Mix kompania ka treguar përkushtim ndaj inovacionit në industrinë së telefonëve, por të krijosh një telefon të bukur dhe të shesë miliona janë dy gjëra të ndryshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>