Harduer

Xiaomi prezanton pasardhësin e Mi Mix më 11 Shtator

Sep 5 2017
0 Shpërndarje
iPhone i ri do të ketë ndryshime radikale por një ditë më parë Xiaomi do të prezantojë pasardhësin e Mi Mix. Xiaomi prezanton pasardhësin e Mi Mix më 11 Shtator

Telefoni me ekran pa skaje i Xiaomi i prezantuar Tetorin e vitit të kaluar, Mi Mix, tërhoqi goxha vëmendje. Prodhuesi Kinez tashmë po përfiton nga fama e telefonit për të sjellur një model të ri në treg.

Momenti është i duhuri sepse pritshmëritë janë të larta për iPhone e ri që do të debutojë javën e ardhshme. Nëse nuk arrin të jetë në pritshmëritë e konsumatorit atëherë Xiaomi ka një shans.

iPhone i ri do të ketë ndryshime radikale por një ditë më parë Xiaomi do të prezantojë pasardhësin e Mi Mix.

Kur debutoi, telefoni ishte arritje e madhe. LG dhe Samsung kthyen telefonët pa skaje në një trend me Galaxy S8 dhe Lg G6 duke ndjekur shembullin e Mi Mix.

Sipas informacioneve paraprake telefoni i ri i Xiaomi do të ketë procesor Snapdragon 836 dhe Android 8.0 Oreo.

2017 ka qenë një vit mjaft i mirë për Xiaomi i cili dështoi të mbante konstant rritjen dy vitet e fundit.

CEO Lei Jun pranoi se Xiaomi është rritur shumë shpejt ndërsa këtë vit thuhet se ka gjetur një ritëm. Tashmë na ngelet të presim për 11 Shtatorin. /PCworld Albanian

Lajmet e fundit>