Harduer

Xiaomi publikon fotot e telefonëve të shumëpritur Redmi 5 dhe 5 Plus

Dec 4 2017
0 Shpërndarje
Redmi 4 dhe 4 Note ishin telefonët më popullor në këtë vend sipas IDC-së dhe kanë ndihmuar Xiaomi të luftojë me Samsung për kryesim në këtë vend. Xiaomi publikon fotot e telefonëve të shumëpritur Redmi 5 dhe 5 Plus

Xiaomi ka nisur përgatitjet për prezantimin e Redmi Mi 5 dhe Redmi 5 Plus dhe drejtori i menaxhimit të produktit i zbuloi dy telefonët në rrjetin social Twitter përpara të Enjtes.

Informacionet për çmimin dhe harduerin mungojnë por nga fotot mund të shohim një ekran “pa skaje” 18:9, një dizajn në linjë me telefonët e rangut të lartë prezantuar gjatë këtij viti.

Diferenca mes Redmi 5 dhe rivalët pritet të jetë çmimi ku kompania Kineze shquhet për telefonë me kosto të ulët. Edhe pse nuk është linja e flagshipëve të kompanisë, seritë Redmi janë shumë të rëndësishme për Xiaomi sidomos në vende si India.

Redmi 4 dhe 4 Note ishin telefonët më popullor në këtë vend sipas IDC-së dhe kanë ndihmuar Xiaomi të luftojë me Samsung për kryesim në këtë vend.

Lidhur me koston, Redmi 4 kushtonte 108 dollar. Për këtë çmim përdoruesit marrin një telefon prej metali, skaner të shnjetave të gishtërinjve, ekran 5 inç 720p, procesor Snapdragon 435, kamër 13 megapiksel dhe bateri 4,100 mAh.

Pak javë më parë Xiaomi prezantoi një telefon edhe më të lirë, Redmi 5A i cili shitet për 78 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>