Harduer

Xiaomi Redmi Note 4 premton dy ditë jetëgjatësi baterie

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
Vitin e kaluar prodhues kinez i telefonëve mobil surprizoi të gjithë me Redmi Note 3 të cilin e quajtur telefonin më të mirë që mund të blini për 150 dollar. Xiaomi Redmi Note 4 premton dy ditë jetëgjatësi baterie

Ditën e sotme zv Presidenti i Xiaomi, Hugo Barra, doli në skenë në kryeqytetin Indian Delhi për të prezantuar pasardhësinë, Redmi Note 4. Kompania premton se telefoni i ri do të ofrojë dy ditë jetëgjatësi baterie.

Sipas Xiaomi, Redmi Note 4 ofron 70% më shumë bateri krahasuar me Google Pixel XL. Telefoni ka ekran 5.5 inç dhe trup metalik. Dizajni bazohet në modelin 6.4 inç Mi Max.

Fuqizohet nga një procesor Snapdragon 625, grafika Adreno 506 dhe bateri 4,100 mAh. Xiaomi thotë se Redmi Note 4 ka një performancë të shkëlqyer termale duke qëndruar në temperaturë të ulët edhe në lojërat më intensive.

Kamera 16 megapiksel e Redmi Note 3 zotëron goxha potencial dhe jemi kurioz të shohim se çfarë mund të ofrojë sensor 13 megapiksel i Redmi Note 4. Kamera frontale ka një sensor 5 megapiksel.

Redmi 4 vjen me mbështetje për 4G për dy karta, microSD deri në 128GB, sensor të shenjave të gishtërinjve dhe një portë infrared. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>