Harduer

Xiaomi shet 10,000 phabletë RedMi Note në një sekondë

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi shet 10,000 phabletë RedMi Note në një sekondë

gsmarena_001Kompania Xiaomi ka qenë e jashtëzakonshme përsa i përket shitjeve dhe RedMi Note është një tjetër shembull i “çmendur” që vë në dukje sesa e lartë është kërkesa për produktet e këtij rodhuesi kinez.

Në vetëm një sekondë u shitën 10,000 njësi të phablet-it RedMi Note në Tajvan, gjë kjo e cila është një “çmenduri” më vete. Xiaomi gjithashtu tha se kishin marrë rezervime për 40,000 RedMi në 12 orë, shumë më e lartë sesa totali rezervimeve që janë bërë që nga 20 qershori.

Kjo është një shenjë e mirë për prodhuesin kinez. Telefonët e tyre janë shitur vazhdimisht në Kinë dhe nëse vazhdojnë me këtë ritëm si në Tajvan do të shikonim rezultate të ngjashme edhe në tregje të tjera aziatike.

Shumë blerës potencial mundet të kenë mbetur jashtë duke thëne se telefonët u shitën më shpejt sesa mundën ti bënin një “refresh” uebfaqes. Përveç këtij zhgënjimi, nuk ka asnjë dyshim se strategjia e marketingut të Xiaomi-t po funksionon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>