Harduer

Xiaomi sjell pasqyrën inteligjente

Apr 3 2018
0 Shpërndarje
Softueri i vendosur tenë brendësi të pasqyrës analizon në kohë reale imazhet në mënyrë që të ofrojë asistencë gjatë kohës së ngarjes së makinës. Pasqyra lajmëron rrezikun në rast përplasjesh para dhe pas makinës, mjetet e tjera që mund të afrohen dhe gjithashtu ka një sistem që njofton ndryshimin e korsisë. Xiaomi sjell pasqyrën inteligjente

Kompania kineze e prodhimit të telefonave lancion së fundmi një pajisje të re e cila shërben në makinë në formën e pasqyrës duke analizuar imazhet përreth dhe ruan në memorie të dhëna të caktuara. Xiaomi nuk njihet vetëm për prodhimin e telefonëve celularë me një çmim mjaft konkurrues, por edhe me një listë të gjatë produktesh dhe aksesorësh.

I fundit është edhe Mi Smart RearView Mirror i cili shërben si një pasqyrë inteligjente për makinat e pajisur me komponentë hi tech të projektuar për ta bërë udhëtimin me makinë sa më të sigurtë dhe të rehatshëm.

Ky produkt është një version më i ri i atij të lancuar para një viti nga Xiaomi. Pasqyra ka një ekran me touch i cili shfaq informacione të ndryshme të regjistruar nga një sensor Sony në gjendje të funksionojë edhe në kushte ku ka pak dritë apo shikueshmëria është e dobët.

Softueri i vendosur tenë brendësi të pasqyrës analizon në kohë reale imazhet në mënyrë që të ofrojë asistencë gjatë kohës së ngjarjes së makinës. Pasqyra lajmëron rrezikun në rast përplasjesh para dhe pas makinës, mjetet e tjera që mund të afrohen dhe gjithashtu ka një sistem që njofton ndryshimin e korsisë.

Nga ana tjetër, sistemi ruan video nga një aksident i mundshëm duke mbajtur në memorie momentet si para ashtu edhe pas aksidentit. Këto imazhe dhe video mund shikohen direkt në ekranin e pasqyrës ose në një aplikacion të shkarkuar në telefon. Gjithashtu, pajisja bën të mundur lidhjen me aplikacione për dëgjimin e muzikës, për mesazhet dhe telefonatat etj.

Pasqyra inteligjente do të jetë e disponueshme në Kinë duke nisur nga muaji prill me një çmim prej 130 eurosh. /PCWorld Albanian

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>