Analiza

Xiaomi tejkalon Apple në Kinë, renditet në vend të tretë

May 8 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi tejkalon Apple në Kinë, renditet në vend të tretë

Xiaomi smartphoneKompania Xiaomi vazhdimisht ka bërë lëvizje të mëdha në Kinë me sjelljet e saj të reja konstante të pajisjeve cilësore me çmime të ulëta. Mesa duket e gjithë puna e tyre është shpërblyer, teksa ky prodhues kinez tashmë ka një pjesë tregu më të madhe se Apple në rajon.

Xiaomi tashmë ka më shumë se 11 % të pjesës totale të tregut, ndërsa Apple ka 10 % të gjithë tregut të smartfonëve të shitur në Kinë. Suksesi më i fundit i Xiaomi-t e bën atë kompaninë e tretë më të madhe në rajon për nga prodhimi i smarfonëve, duke pasur vetëm Samsung dhe Lenovo përpara, respektivisht me 18 % dhe 12 %.

Këto momente të mira që po kalon kompania dhe që i ka ndërtuar vetë në një kohë kaq të shkurtër janë impresionuese. Mesa duket bizneset e tyre kanë për qëllim të përhapen edhe më shumë në një të ardhme jo shumë të largët, teksa ata po hyjnë në tregje të reja në Azi si Indonezia, Singapori dhe Malajzia.

Nëse kompania vazhdon të ofrojë smartfon të parametrave të lartë me çmime kaq të ulëta, atëherë ata do të “shijojnë” kohë edhe më të suksesshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>