Biznes

Xiaomi tregon ambicjet në industrinë e procesorëve me çipin Pinecone Surge S1

Feb 28 2017
0 Shpërndarje
Firma e njohur kineze Xiaomi dot ë bëhet prodhuesi i katërt i telefonëve mobil që prodhon procesorët e tij pasi prezantoi në Kongresin Mobil Botëror çipin e parë "Pinecone." Xiaomi tregon ambicjet në industrinë e procesorëve me çipin Pinecone Surge S1 Photo Source: Reuters

Prodhuesi i telefonëve po ndjek shembullin e Apple, Samsung dhe Huawei të cilët krijojnë pronën intelektuale pa nevojën e palëve të jashtme.

“Krijimi i procesorëve vetjak është arritja më e madhe për çdo kompani telefonësh. Për Xiaomi është një hap kritik në të ardhmen tonë,” u shpreh shefi ekzekutiv Lei Jun.

Ashtu si shumica e kompanive, Xiaomi përdorte procesorët e Qualcomm për telefonët e saj. Ky i fundit është vënë në qendër të kritikave prë mënyrën sesi tarifon prodhuesit e telefonëve për të përdorur dizajnet e saj.

Në Dhjetor kompania u gjobit me 854 milion dolla rnë Korenë e Jugut ndërsa tashmë Apple kërkon 1 miliard dollar prej Qualcomm.

Ambicjet e Xiaomi me procesorët vetjak mobil datojnë që nga 2014-ta kur kompania bleu Pinecone Electronics. Procesori i ri Pinecone Surge S1 do të fuqizojë modelin e ri të Xiaomi, 5C. /PCWorld Albanian

Tags >

XXiaomi
Lajmet e fundit>