Harduer

Xioami Mi 6 “pozon” për internetin

Dec 30 2016
0 Shpërndarje
Xioami Mi 6 “pozon” për internetin

xiaomi_mi_6_1483092973169Xiaomi Mi 6, pasardhësi i Mi 5, raportohet se do të godasë tregjet gjatë periudhës Shkurt – Prill.

Vonesa në debutim raportohej se kishte lidhje me Samsung që nuk ishin të aftë që të prodhonin çipe Snapdragon 835 sa duhet, një procesor i Qualcomm por që po prodhohet nga gjigandi i Koresë së Jugut.

Xiaomi informoi se modeli Mi 6 do të ketë procesorin e ri Snapdragon megjithatë do të dalë në shitje në numër të kufizuar në javët e para.

Duke folur për vetë pajisjen Xiaomi Mi 6, disa imazhe të telefonit janë publikuar më parë gjatë Tetorit.

xiaomi_mi_6_leak_1483009056444Këto imazhe zbuluan një Mi 6 me dizajn të rrumbullakët me një buton “Home” në pjesën ballore që mund të ketë një skaner gishti.

Paneli prapa i Xiaomi Mi 6 në imazhe do të ketë një pamje të ngjashme në dizajn me atë të iPhone 5s, ndërkohë që kamera dhe blici i dyfishtë ndodhen në skajin e djathtë lart të telefonit.

Xiaomi-t i duhet ende që të konfirmojë Mi 6 kështu që të çdo spekulime deri më tani nuk duhet të merren krejtësisht të sakta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>