Harduer

Xoom në treg me 24 shkurt

Feb 21 2011
0 Shpërndarje
Xoom në treg me 24 shkurt

Sipas raporteve të para në pako do të përfshihet 3G Broadband nga Verizon, megjithëse një avancim 4G pritet të bëhet gjatë pranverës së vitit 2011. Megjithatë kur do të paraqitet në treg i riu Motorola Xoom Tablet ai nuk do të ketë përkrahje për Adobe Flash, që do të paraqitet si opsion shtesë për pajisjen në pranverë të këtij viti.  Por dihet se me Android 3.0 do të jetë në duart e konsumatorëve.

Motorola Xoom është një prej tabletëve të parë që do të përdor Anroid 3.0 Honeycomb, dhe veçohet me një ekran 10.1 inç që sjellë një rezolucion prej 1280 x 800 piksela, e në mes tjerash gjithashtu në pako ka edhe procesor 1GHz me dy bërthama dhe dy kamera.

Disa shtojca janë gjithashtu në ofertë gjatë procesit të shitjes duke përfshirë edhe një dock-station për desktop për një çmim prej 49.99 dollarë, altoparlantë të jashtëm për 129.99 dollarë dhe një çantë për tabletin për një çmim prej 39.99 dollarë. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>