Analiza

XP humbet, Windows 7 vazhdon me rritje

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
XP humbet, Windows 7 vazhdon me rritje

Sipas të dhënave nga kompania Net Applications, përdorimi i XP-së është rënë në muajin nëntor për 1.45 përqind. Në anën tjetër pjesëmarrja e Vista-së ka rënë vetëm për 0.2%, që është një shenjë sesa e vogël është pjesëmarrja e përgjithshme e këtij sistemi operativ në treg.

Në fund të muajit, numrat e shfrytëzimit të sistemeve operative qëndronin në 69.03 përqind për XP, 18.6 përqind për Vista dhe 3.98 përqind për Windows 7, ky ku i fundit është shpalosur për publikun gjeneral më 22 tetor të këtij viti (një fillim i suksesshëm apo jo!).

Gjithashtu shfrytëzimi i Mac OS X ka pësuar një rënie të lehtë, duke rënë për 0.16 % në 5.11 përqind. Kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që Mac ka humbur pjesëmarrje në treg. Në ndërkohë, Linux ka rritur për 1 përqind pjesëmarrjen e përdorimit në muajin nëntor, që është vlera më e madhe qysh prej muajit korrik.

Cilin sistem operativ po përdorni ju? Na tregoni në fushën e komenteve më poshtë!

Lajmet e fundit>