Harduer

Xperia M me ekran 4 inch: Sony ju prezanton një smartfon me çmim të përballueshëm

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Xperia M me ekran 4 inch: Sony ju prezanton një smartfon me çmim të përballueshëm

Sony ka shtuar në linjën e Xperia modelin Xperia M, i cili ka ekran 4 inç dhe ofrohet edhe si një pajisje me dy karta SIM.

Duke marrë parasysh çmimin e tij të arsyeshëm, nuk mund të presim specifikime të jashtëzakonshme. Xperia M ka ekran me rezolucion 854×480, procesor dual-core 1GHz, kamerë 5-megapixel, 1 GB RAM dhe 4 GB hapësirë kujtese e cila mund të zgjerohet përmes kartave microSD. Smartfonin mund ta blini edhe në versionin dual-SIM.

Pajisja nuk ka suport për LTE (4G), nuk është rezistente ndaj ujit si modelet më të shtrenjta të kësaj linje (Xperia Z ose ZR). Sistemi operativ është Android 4.1. smartfoni ka gjithashtu HSPA+, Bluetooth 4.0 dhe NFC.

Edhe pse Sony nuk e ka deklaruar çmimin e saktë të Xperia M, kompania u shpreh se do të jetë më i lirë se modelet e tjera të linjës Xperia duke ofruar eksperiencë unike të smartfonëve Sony me një çmim të ri rekord.

Si Xperia M ashtu edhe versioni me dy karta SIM, Xperia Mdual, do të jenë të disponueshëm në katër ngjyra (të zezë, të bardhë, të verdhë dhe vjollcë) prej tremujorit të tretë të 2013-s. (PCWorld Albanian)

sony

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>