Harduer

Xperia X8, celularë i lirë me Android

Jun 16 2010
0 Shpërndarje
Xperia X8, celularë i lirë me Android

Sony Ericsson nuk specifikoi ndonjë datë lansimi por tha se celualri i mençur me bazë në Android do të duhej të shitet për më pak se 200 euro (rreth 250 dollarë), dhe do t’u ofrojë konsumatorëve në Evropë një mundësi më të lirë dhe më të mirë ndaj Xperia X10 që kushton më shumë.

Duke pasur parasysh pikën më të ulët të shitjes, Xperia X8 nuk ofron të gjitha veçoritë si X10. Ai ka një ekran më të vogël 3.0 inç HVGA, ekran capacitive të ndjeshëm në prekje dhe një kamerë 3.2 megapikselëshe, që është mjaft e pafuqishme ndaj 8.1 megapikselave të X10-it.

Pajisja ende punon në platformën UXP të Sony Ericsson, së bashku me veçorinë Timescape.

Celulari përveç specifikave të lartpërmendura përkrahë edhe UMTS HSPA 800/1900/2100 si dhe WiFi, Bluetooth dhe A-GPS. Në të do të gjeni edhe Android, por në versionin 1.6, megjithëse pritet që Sony Ericsson të përcaktojë një mënyrë sesi ju dë përditësoni sistemin në Android 2.1.

Xperia X8 pritet të ofrohet në tregje të caktuar agjatë çerekut të tretë dhe do të ofrohet në kombinime të ndryshme me ngjyra të ndryshme.

Sony Ericsson gjithashtu ka prezantuar edhe dy celularë të rinj gjatë ditës së sotme. I parë është Yendo me Walkman që ka një ekran 2.6 inç QVGA TFT, ndërfaqe të shkëlqyer Walkman, FM Radio, port 3.5 mm për dëgjuese, dual-band GSM/EDGE, kamerë 2 megapikselëshe, etj.

I dyti me radhë është Sony Ericsson Cedar, që i përketë linjës GreenHeart dhe ka dizajn të mprehtë me materiale të ricikluara. Ai ka 84 gram dhe ofron quad-band GSM/EDGE, 3G me SDPA, 2 MP kamerë dhe përkrahje për rrjete sociale nga ekrani kryesor.

Edhe këta dy pritet të paraqiten në çerekun e tretë të këtij viti.

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>