Lajmet

Yahoo bën me dije partneritetin me AVG për një kërkim më të sigurtë

Dec 16 2012
0 Shpërndarje
Yahoo bën me dije partneritetin me AVG për një kërkim më të sigurtë

Yahoo dhe AVG njoftuan një marrëveshje të re partneriteti ku kërkimi i faqeve të internetit në Yahoo nga përdoruesit do të fuqizohet nga siguria e AVG-së, për sa i përket rreziqeve dhe kërcënimeve online.

Procesi përdor teknologjinë LinkScanner të AVG-së për të mbrojtur përdoruesit nga faqet web me qëllime dashakeqëse, të cilat janë rritur me 80% këtë sezon pushimesh.

Kjo marrëdhënie përfaqëson një hap më afër strategjisë së mëparshme të kompanisë AVG për të hyrë në marrëveshje ekskluzive me kompanitë kërkimore dhe biznese të reklamave.

Përdoruesit kanë shumë zgjedhje kur është fjala për mënyrën se si ata aksesojnë internetin, dhe objektivi i këtij partneriteti është mbajtja e tyre e sigurtë, në çdo hap të rrugës.

“Përdoruesit e internetit dëshirojnë që të kenë mundësi të aksesojnë lehtë përmbajtjen online që kërkojnë, pa patur nevojë të shqetësohen rreth kërcënimeve të sigurisë,” ka thënë Shashi Seth , zëvendës president i departamentit të lidhjeve të informacionit në Yahoo.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar një përvojë të pasur kërkimore për përdoruesit e AVG dhe e shohim këtë marrëdhënie si një mënyrë strategjike për të pasuruar dhe zgjeruar gjurmët tonë të kërkimit në mënyrë përtë ecur përpara “, shtoi ai. (PCWorld Albanian)

yahoo-avg

Lajmet e fundit>