Lajmet

Yahoo blen aplikacionin e fotove Cooliris

Nov 23 2014
0 Shpërndarje
Yahoo blen aplikacionin e fotove Cooliris

Aplikacioni i modifikimit të fotove Cooliris që nga dita e djeshme është ne pronësi të kompanisë gjigante Yahoo. U desh një kohë e gjatë për të arritur në përfundimin e kësaj marrëveshje. Cooliris u themelua në vitin 2006 dhe si fillim u bë i njohur për krijimin e një “3D Wall” ku paraqiteshin qindra foto dhe përmbajtje të tjera mediatike.

cooliris-yahoo

Kjo kompania ndërtoi gjithashtu një platformë për reklamat online të quajtur Adjitsu e cila iu shit departamentit Amobee të Singtel. Pak kohë më parë kompania u fokusua në krijimin e një aplikacioni për telefona të quajtur gjithashtu Cooliris i cili i lejon përdoruesit të shohin foto nga shërbime të tjera si Facebook, Flickr dhe Dropbox. Verën që shkoi Cooliris lançoi një aplikacion shkëmbimi mesazhesh, Beamlt.

Nën udhëheqjen e CEO Marissa Mayer, kompania Yahoo ka qenë tepër e fokusuar në biznesin mobil të telefonave dhe vetëm muajin e fundit ajo bleu MessageApp. Lajmërimi i blerjes nga Cooliris nuk jep detaje të mëtejshme përsa i përket planeve që Yahoo ka menduar të zbatojë mbi të. E vetmja gjë që dihet është se si Cooliris dhe Beamlt Messenger do të vazhdojnë të funksionojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>