Biznes

Yahoo blen kompaninë e 17 vjeçarit Nick D’Aloisio – Summly

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Yahoo blen kompaninë e 17 vjeçarit Nick D’Aloisio – Summly

summlyNën shkopin dirigjues të Marissa Mayer, Yahoo ka bërë edhe një hap drejt tregut mobil me blerjen e shërbimit për leximin e lajmeve të quajtur Summly.

D’Aloisio si 15 vjeçar e zhvilloi këtë aplikacion me qëllim që të lehtësojë konsumimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes në pajisjet mobile. Summly shumë shpejt u shndërrua në një hit falë thjeshtësisë së tij dhe dizajnit modern, ndërsa si duket kjo është arsyeja se pse Yahoo i vuri syrin këtij shërbimi.

Për fat të keq të përdoruesve që kanë përdorur këtë shërbim, Summly momentalisht do të ndalet dhe i gjithë ekipi do të zhvendoset në zyrat e Yahoo-së.

Kjo nuk është blerja e vetme e Yahoo-së kohëve të fundit. Para disa ditëve, Yahoo gjithashtu ka blerë kompaninë Yube e cila ka për qëllim të ndihmojë lidhjen e njerëzve në botën fizike.

Në blogun e tij i riu Nick D’Aloisio ka shpjeguar disa detaje rreth kësaj blerjeje, ndërsa ju gjithashtu mund të lexoni edhe deklaratën zyrtare të Yahoo-së në këtë link.

Adoleshenti lançon aplikacionin që gjendet në top listën e shitjeve

Edhe pse për momentin nuk ekzistojnë informacione zyrtare se sa ka paguar Yahoo për shërbimin Summly, AllThingsD thotë se bëhet fjalë për një vlerë prej 30 milion dollarëve, prej të cilave sipërmarrësi i ri 90% i mori para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër në aksione. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>