Biznes

Yahoo blen kompaninë Vizify, e specializuar në vizualizimin e të dhënave në rrjetet sociale

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Yahoo blen kompaninë Vizify, e specializuar në vizualizimin e të dhënave në rrjetet sociale

20080509_Yahoo_HQ_pix_002_610x458Vizify është një kompani e re që iu lejon përdoruesve që të krijojnë vizualizime të të dhënave në rrjetet sociale. Dje, u lajmërua nga të dyja kompanitë që Vizify u ble nga Yahoo, por detajet dhe kushtet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike.

Kompania ka teknologjinë që u lejon njerëzve të krijojnë infografikë interaktive dhe video të bazuara në atë që ata ndajnë online, duke krijuar një lloj biografie online për përdoruesit. Një shërbim ekstra që ofrohet është pagesa apo abonimi premium që përdoruesit të kenë biografitë e tyre online në një domain që e ofron kompania.

Por ky shërbim do të mbyllet në momentin që të gjitha marrëveshjet të përfundojnë, sipas kushteve të kontratës. “Nuk mund të flasim shumë për plane të ardhshme, por mezi po e presim të sjellim një mundësi më vizuale përpunimi të të dhënave në Yahoo” shkruan kompania në një blog.

Njoftimi nga Vizify është vendosur edhe në faqen e tyre të internetit. Madje, bashkëpunimi ka filluar vërtet shpejt aq sa kur shkon në faqen e Vizify, ngjyra blu e logos së Vizify dhe motivet e ngjyrave tashmë kanë marrë motivin vjollcë të Yahoo-së.

Kjo është blerja me numër 37 e shefes së fundit ekzekutive të Yahoo-së, Marissa Mayer, që po drejton kompaninë që nga viti 2012. Një zëdhënës i kompanisë Yahoo deklaron: “Ne kemi zbuluar se Vizify është një kompani që ndan të njëjtin pasion për teknologjinë e vizualizimit dhe për eksperiencën e përdoruesit.

Skuadra prej pesë punonjësish nga Vizify do të bashkohet me produktet e medias në zyrat e Yahoo-së në San Françisko.” Blerja e kompanive të tilla që janë të specializuara në të dhënat e mediave sociale është bërë tashmë si një trend për gjigantët teknologjikë, jo vetëm për Yahoo. Raste të tjera janë Topsy që u ble nga Apple në dhjetorin e kaluar apo edhe blerja e famshme e Instagram nga Facebook. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>