Biznes

Yahoo çaktivizon shërbimet e pothuajse çdo startup-i që blen

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Yahoo çaktivizon shërbimet e pothuajse çdo startup-i që blen

Yahoo_signRritja e kompanisë Yahoo, në një farë mënyre duket të jetë e varur nga blerjet e shumta të disa prej startup-eve më premtuese të cilat më pas kanë ndaluar menjëherë së ofruari shërbimet e tyre, por askush nuk mund t’a shpjegojë arsyen.

Sipas një raportimi në blogun e teknologjisë ReadWrite, që prej momentit kur Marissa Mayer është emëruar si CEO e Yahoo-së (korrik 2012), 31 nga 38 startup-et e blera kanë çaktivizuar shërbimet e tyre. Shpesh kjo ka qenë në dëm të atyre përdoruesve që sapo kishin filluar të përfshinin ato shërbime në jetën e tyre të përditshme.

Arsyeja kryesore e realizimit të këtyre blerjeve është e qartë: pasurimi i stafit të Yahoo-së me talente të reja. Duke pasur në dorë këto teknologji të reja, Yahoo do të ketë mundësi të përfitojë nga disa ide të cilat kanë provuar tashmë se mund të jenë të suksesshme. Por çfarë fiton Yahoo duke çaktivizuar këto shërbime? Përgjigja e kësaj pyetje duket të jetë enigmatike si për konsumatorët po ashtu edhe për sipërmarrjet inovative.

“Ndërthurja e kërkimit mobil me atë kontekstual janë ende në faza fillestare. Aktualisht ka shumë ide, por zbatimi konkret i tyre është i vogël. Në qoftë se Yahoo i kushton rëndësi kombinimit të shërbimeve mobile me kërkimin kontekstual, me siguri realizimi i tij do të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i një prej shumë kompanive që ka blerë gjatë këtyre dy viteve të fundit.” – shkruan Selena Larson për ReadWrite. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>