Ja se si

Yahoo do të çaktivizojë disa prej aplikacioneve duke u fokusuar më tepër tek Mail dhe Weather

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Yahoo do të çaktivizojë disa prej aplikacioneve duke u fokusuar më tepër tek Mail dhe Weather

Yahoo ka njoftuar për ndryshime në strategjinë e saj të cilat janë projektuar si parapërgatitje për epokën mobile duke u përqendruar më tepër tek produktet e rëndësishme si Mail apo aplikacionet e motit.

Së shpejti kompania do të nxjerrë jashtë funksionimit Upcoming, Deal, SMS Alerts, Yahoo Kids, Yahoo! Mail, aplikacionet e Messenger si dhe disa versione të vjetra të Yahoo! Mail. Njerëzit e kanë të vështirë të përballojnë kaq shumë aplikacione prandaj reduktimi i tyre shihet si shumë i nevojshëm.

Yahoo ka deklaruar se aktualisht disponon 80 aplikacione, por është e ditur që një numër shumë i vogël i tyre, për këtë arsye fokusimi tek produktet më të rëndësishme mund të konsiderohet si një lëvizje e mençur.

Pjesa më e madhe e aplikacioneve do të jenë tërhequr deri në fund të muajit prill, megjithatë për secilin prej tyre ekziston një alternativë zëvendësuese. P.sh në vend të SMS Alert ju mund të ndiqni faqet e ndryshme të lajmeve të Yahoo me aplikacionet e tyre mobile ose mund të vendosni alarme email-i nëpërmjet Yahoo Messenger.

Përsa i përket të versioneve të vjetra të Yahoo Mail duke përfshirë këtu edhe Yahoo Mail Classic, çaktivizimi i tyre do të realizohet më 3 qershor 2013. Yahoo po përpiqet të nxisë njerëzit të përdorin produktin e ri Mail dhe mundësisht vetë versionin HTML të thjeshtë në rast se dispononi një linjë interneti të ngadaltë, dial-up ose një shfletues jo të përditësuar. (PCWorld Albanian)

yahoo

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>