Lajmet

Yahoo do të kriptojë të dhënat e gjithë përdoruesve në fillim të vitit 2014

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
Yahoo do të kriptojë të dhënat e gjithë përdoruesve në fillim të vitit 2014

yahooYahoo ka njoftuar së fundmi se do të kriptojë postën elektronike për çdo përdorues.

Marissa Mayer, shefja ekzekutive e Yahoo-së, ka konfirmuar se kjo masë sigurie do të aplikohet për të gjitha produktet e kompanisë në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2014.

Në profilin e kompanisë në rrjetin social Tumblr, Mayer ka theksuar tre masa specifike për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

– Deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2014 do të kriptohet gjithë informacioni që ndodhet në qendrat e të dhënave të kompanisë.

– Deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2014 përdoruesve do t’iu ofrohet një opsion që mundëson kriptimin e të dhënave që burojnë nga Yahoo.

– Do të bashkëpunohet me partnerët ndërkombëtarë të postës elektronike për t’u siguruar që llogaritë e krijuara nga ky bashkëpunim të kenë të aktivizuar https.

Ky lajm është padyshim një përgjigje e pyetjeve të vazhdueshme dhe çështjeve që kanë përfunduar në gjykatë lidhur me sasinë e informacionit që disponon agjencia NSA, e njohur për skandalin e përgjimit në ueb. Ashtu si është konfirmuar edhe më parë nga kompania, Mayer ka theksuar se: “NSA apo ndonjë agjenci tjetër qeveritare nuk kanë pasur asnjëherë të drejtë të aksesojnë qendrat e të dhënave të kompanisë.” (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>