Lajmet

Yahoo do të vazhdojë të përdori teknologjinë e Bing për motorin e saj kërkimit

Apr 19 2015
0 Shpërndarje
Yahoo do të vazhdojë të përdori teknologjinë e Bing për motorin e saj kërkimit

yahoo-stock-1.0Ndërkohë që fjalët e qarkulluara kohët e fundit tregonin se Yahoo mund mos të vazhdojë më të bashkëpunojë me Microsoft, të dyja kompanitë lajmëruan ditën e djeshme se kjo marrëveshje do të vazhdojë por me disa ndryshime. Këto ndryshime nga marrëveshja fillestare në vitin 2009 i japin Yahoo fleksibilitet në alternimin e rezultateve të kërkimit në çdo platform duke qenë se bashkëpunimi aktualisht nuk është ekskluziv në desktop dhe pajisjet mobile.

Duket se Yahoo po kërkon ti japë një frymë të re eksperiencës së kërkimit në të ardhmen por kompania akoma do të vazhdojë të mbështetet në teknologjinë e përdorur në Bing nga Microsoft për t’ja arritur qëllimit. Një zëdhënës i kompanisë tha se Yahoo do të vazhdojë të paraqesë reklama të Bing dhe rezultate kërkimit për një pjesë të madhe të kërkimeve në desktop.

Yahoo dhe Microsoft po përpiqen së bashku të ndryshojnë mënyrën se si shpërndahen dhe menaxhohen reklamat online. Microsoft do të zotërojë reklamat e publikuara në platformën Bing ndërkohë që Yahoo do të vazhdojë të përdorë platformën e saj të reklamave Gemini. Të dyja kompanitë kanë planifikuar të transferojnë përgjegjësitë e tyre gjatë verës. Realisht kjo gjë do të lejojë Yahoo të zotërojë dhe vetëmanaxhojë platformën e saj të reklamave dhe Microsoft do të vazhdojë të paraqesë reklamat e Bing në rezultatet e kërkimit në Yahoo. “Gjatë muajve të fundit unë se bashku me Satya Nadella, kemi punuar intensivisht për të përpiluar një marrëveshje të rinovuar mbi rezultatet e kërkimit dhe reklamave e cila na lejon të përmirësojmë përvojën e përdoruesve tanë dhe të shkojmë akoma më tej në biznesin tonë të kërkimit. Kjo marrëveshje e rinovuar ofron mundësi të reja të rëndësishme në bashkpunimin tonë për të cilat unë jam tepër e interesuar të jem pjesë e tyre”, deklaroi shefja ekzekutive e Yahoo Marissa Mayer. Duket se të dyja kompanitë kanë mundur të vendosin një lidhje të fortë mes tyre e cila sipas gjasave ka për të zgjatur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>