Biznes

Yahoo është në bisedime për të blerë platformën e reklamave, Bright Roll

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Yahoo është në bisedime për të blerë platformën e reklamave, Bright Roll

screen-shot-2014-10-21-at-01-22-27Duket se Yahoo ka pak kohë që është në bisedime për të blerë platformën e video-reklamave Bright Roll. Sipas Tech Crunch të dyja kompanitë kanë vendosur detajet dhe çmimin dhe nëqoftëse marrëveshja do të mbyllet me sukses, ku Yahoo do të paguajë 700-725 milionë dollarë.

Aktualisht Yahoo është duke u kritikuar nga investitori aktivist Starboard Valeu, ai këshillon se kompania duhet të ndahet. Mendohet se kjo mund të ketë një impakt në marrëveshje. Yahoo kërkon të blejë Bright Roll pasi e sheh atë si një rival ndaj reklamave të Google. Platforma Bright Roll, e cila punon online në kompjuterë, telefonë dhe televizorë, vepron si një shërbim ndërmjetës mes publikuesve dhe reklamuesve. Kjo platformë është një ndër më të mëdhatë në llojin e saj. Sipas Crunch Base, Bright Roll ka investitorë tepër të fuqishëm.

Ndërkohë që Yahoo po përjeton një periudhë ndryshimi. Nën udhëheqjen e Marissa Mayer, kompania ka bërë pjesë të sajën më shumë se 30 startupe në mënyrë që të krijohet një biznes akoma dhe më i fortë dhe kompleks. Por pavarësisht këtyre duket se ka hasur probleme ndaj dhe Mayer do ndërmarrë një strategji të re për ta kthyer Yahoo-në në pozicionin e mëparshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>