Lajmet

Yahoo gjobitet 2.7 miliardë dollarë në Meksikë

Dec 2 2012
0 Shpërndarje
Yahoo gjobitet 2.7 miliardë dollarë në Meksikë

Një gjykatë në Meksikë ka dhënë një vendim kundër Yahoo, duke e gjobitur me 2.7 miliardë dollarë për shkelje të kontratës mbi një shërbim të faqeve të verdha.

Gjykata Civile e 49-të e Qarkut Federal të Meksiko Sitit e dha këtë vendim të formës së prerë kundër Yahoo dhe Yahoo de Meksika në një padi të paraqitur nga Worldwide Directories dhe Ideas Interactivas, ka njoftuar Yahoo.

Yahoo gjithashtu tha se pretendimet e paditësit nuk kanë bazë dhe se do ta apelojë vendimin.

Worldwide Directories dhe Ideas Interactivas kanë pretenduar shkelje të kontratës, shkelje të premtimit dhe humbje të fitimeve në këtë padi, që përfshin kontratat që lidhen me një shërbim listimi. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>