Lajmet

Yahoo gjobitet me 250 mijë paund për hakimin e 2014-ës

Jun 12 2018
0 Shpërndarje
Yahoo fajësonte hakert Rusë për sulmin ndërsa qeveria Amerikane ka arrestuar dy spiunë që besohet se janë përgjegjës për organizimin e tij. Yahoo gjobitet me 250 mijë paund për hakimin e 2014-ës

Ish gjigandi i internetit Yahoo u gjobit me 250,000 paund nga autoritetet Britanike për hakimin e gjysmë miliard përdoruesve në 2014-ën në një sulm të orkestruar nga autoritetet Ruse.

Gjoba vjen pasi 500 milion përdorues u lanë në mëshirë të fatit në 2014-ën. Edhe pse Yahoo ka 8 milion përdorues në Britani, vetëm 500 mijë janë goditur.

Sipas ligjeve Britanike, çdo kompani e cila bie viktimë e një sulm kibernetik me kompromentim të të dhënave, mund të përballet me gjoba deri në 20 milion paund.

Yahoo fajësonte hakerët Rusë për sulmin ndërsa qeveria Amerikane ka arrestuar dy spiunë që besohet se janë përgjegjës për organizimin e tij.

Hakimi i 500 milion përdoruesve është një prej më të mëdhenjve në histori. Ai u zbulua vetëm në 2016-ën, në një kohë kur Verizon ishte në tentativa blerjeje të pionerit.

Pasi u bë publike çështja, Verizon bleu Yahoo për 350 milion paund më pak. /PCWorld Albanian

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>