Lajmet

Yahoo Japan po ofron një “varkë” shpëtimi për përdoruesit e Google Reader

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Yahoo Japan po ofron një “varkë” shpëtimi për përdoruesit e Google Reader

Yahoo JapanQë kur Google lajmëroi se do ti jap fundit shërbimit pa pagesë Google Reader brenda muajve të ardhshëm, shumë ofrues të shërbimeve RSS me abonime iu kanë bërë të ditur përdoruesve se mund të kalojnë lehtësisht në këto shërbime.

Duket se shumë njerëzve do ti mungojë Google Reader, por gjithashtu duhet të kërkojmë për alternativa.

Yahoo Japan ka lajmëruar se ka ndërtuar një mjet që i ndihmon përdoruesit që me tre hapa të thjesht të eksportojnë lajmet e tyre të Google Reader dhe të dhënat e iGoogle në shërbimin e ngjashëm të My Yahoo.

Duhet ti vlerësoni ilustrimet që janë përdorur për të kaluar nga Google Reader në faqen e My Yahoo.

Përdoruesve do t’iu duhet një ID e Yahoo në Japoni dhe mund të importojnë deri në 300 lajme. (PCWorld Albanian)

Tags >

RSS
Lajmet e fundit>