Lajmet

Yahoo “kërcënohet” me gjobë 250,000 $ nga qeveria e SHBA-së për refuzimin e mbikëqyrjes

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Yahoo “kërcënohet” me gjobë 250,000 $ nga qeveria e SHBA-së për refuzimin e mbikëqyrjes

yahoo-sign-100357499-largeQeveria Amerikane ka kërcënuar Yahoo me gjobë 250,000 $ nëse nuk pranon vëzhgimin nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, pretendon Yahoo. Sipas kompanisë, janë kërcënuar me gjobë vënie pas kundërshtimit të vëzhgimin nga Qeveria Amerikane, miratuar nga një akt ligjor mbrojtjeje në vitin 2007.

Informacioni është zbardhur nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Inteligjencës së Jashtme e cila vëzhgon sesi këto ligje aplikohen dhe kishte vendosur të zbulonte dokumentet e çështjes.

Yahoo tha se ishte rast shumë i rrallë për një gjykatë të publikojë të tilla informacione. Disa nga përmbajtjet janë theksuar në një postim në blog dhe së shpejti do të zbulohen edhe 1,500 faqe dokumentesh të pa zbuluara online.

“Ne e konsiderojmë këtë një fitore të madhe për transparencën” tha Këshilltari i Përgjithshëm i Yahoo-së, Ron Bell në një postim në blog. Yahoo pretendon se ka sfiduar kërkesat për mbikëqyrje me argumentin se ishte anti kushtetuese. Por kompania dështoi dhe u urdhërua nga gjykata të dorëzonte të dhënat e përdoruesve të saj.

Dokumentet e zbuluara vitin e kaluar nga ish-nënkontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, detajoi metodat e sofistikuara të mbikëqyrjes përdorur nga Qeveria Amerikane për të mbledhur të dhëna online që mbahen nga kompanitë si Yahoo, Google dhe Microsoft.

Një nga programet e mbikëqyrjes i quajtur PRISM mendohet të ketë ndërhyrë në sistemet e kompanive duke përgjuar, sipas këtyre dokumenteve. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>