Lajmet

Yahoo konfirmon një tjetër hakim në 2013-tën me 1 miliard llogari të prekura

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Yahoo konfirmon një tjetër hakim në 2013-tën me 1 miliard llogari të prekura

A tattered flag bearing the Yahoo company logo flies above a building in New York, U.S., October 31, 2016. REUTERS/Lucas Jackson

Yahoo paralajmëroi ditën e Mërkure se ka zbuluar një tjetër sulm masiv kibernetike duke raportuar plot 1 miliard llogari të kompromentuara në Gusht të 2013-tës. Kjo pa më të voglin dyshim është hakimi më i madh në histori.

Numri i llogarive të prekura është dyfishi i impaktit të hakimit të 2014-tës konfirmuar nga kompania në Shtator. Lajmet se 500 milion llogari ishin hakuar bënë që Verizon të konsideronte tërheqjen nga blerja 4,83 miliard dollarëshe e kompanisë.

Yahoo kërkoi nga të gjithë konsumatorët që të resetojnë fjalëkalimet. Sipas pionerit të internetit janë të njëjtët hakera që kompromentuan kompaninë në 2014-tën ata që cilët kanë vjedhur informacion e 1 miliard llogarive në 2013-tën.

Informacionet e vjedhura përfshijnë emra, adresa e-mail, numra telefoni, datëlindje e në disa raste përgjigje të pyetjeve të sigurisë. Sipas Yahoo hakimi u bë i mundur falë “cookie-ve” të cilat ruan informacion të kyçjes nëpër uebsajte të ndryshme online.

Hetimi rreth këtij hakimi masiv të 2013-tës filluan në Nëntor. Besohet se informacionet e kartave të kreditit dhe llogarive bankare nuk kanë qenë të ruajtura në sistemin e hakuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>